Ivanov-Vuçiq: BE të bëj hap të qartë për perspektivën evropiane të rajonit

03.06.2017 21:34:23

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot realizoi takime me presidenti e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Samitit Brdo-Brioni në Slloveni. Në takim të dy presidentët biseduan për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për stabilitetin rajonal, si dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

 

Ivanovi në takim ka theksuar se është nevojë urgjente që BE-ja ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit dhe të bëjë hap të qartë, konkret për integrimin e vendeve ballkanike.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për zhvillim të mëtejmë të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve, për stabilitet dhe prosperitet të rajonit.