Ivica Daçiq rikthen opcionin e Boris Tadiqit për ndarjen e Kosovës sipas parimit: shqiptarët me Shqipërinë e serbët me Serbinë

30.09.2016 21:42:17

Nga Rexhep Kastrati

Ivica Daçiq ka thënë se në Kosovë nuk ka kosovarë, por ka shqiptarë të Kosovës, duke dashur kështu të relativizojë çështjen e subjektivitetit shtetëror të Kosovës. Për të kuptuar më mirë këtë deklaratë të Daçiqit, na ndhmon një deklaratë e vitit 2011 e presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq, i cili nga selia e BE-së kishte deklaruar se në Kosovë nuk ka kosovarë, por ka shqiptarë dhe serbë. Më tej kishte shtuar se aty ku ka shumicë serbë, duhet të bashkohen me Serbinë, e aty ku ka shumicë shqiptarë, duhet të bashkohen me Shqipërinë. Pra, Boris Tadiq kishte abstrahuar faktin se Kosova ishte shtet i pavarur,  e jo një terra nulis, pra jo një tokë e askujt që mund të copëtohet sikurse një pre nga ujqërit apo qentë. Pra, kuptimi i deklaratës së Daçiqit se nuk ka kosovarë, por ka shqiptarë të Kosovës, është kuptimi që ia ka dhënë Boris Tadiq. Mirëpo, më tepër sesa kjo, rëndësi ka fakti se dy politikanë serbë me profile të ndryshme: Boris Tadiq mëtues si pasues i Zoran Gjinxhiqit, i cili ka qenë një politikan socialdemokrat i formuar në shkollën Jyrgen Habermasit, pra një profili socialdemokrat perëndimor, kurse Ivica Daçiq është një politikan me profil nacionalist socialist, të trashëguar nga Slobodan Milosheviqi, pra dy politikanë në dukje me prefile të ndryshme shfaqin të njëjtat qëndrime në raport me Kosovën dhe në raport me shqiptarët. Kjo edhe një herë tregon se në Serbi, klasa politike është e njëjtë, ose thuajse e njëjtë, kurse profilizimet publike janë vetëm një maskotë për të mashtruar opinionin ndërkombëtar, dhe për të shfaqur aso fytyre çfarë e kërkon momenti i caktuar dhe konteksti socio-politik, socio-diplomatik dhe gjeopolitik e gjeostrategjik. Përveç kësaj, edhe një herë dëshmohet se për Serbinë vazhdon të mbetet opcioni kryesor ndarja e Kosovës, dhe rreth këtij opcionai ka një konsensus të përgjithshëm në Serbi. Këtë e vërteton pikërisht fakti se Ivica Daçiq e rimerr deklaratën e Boris Tadiqit 5 vjet më vonë dhe në kushtet kur Serbia ka investuar rreth 450 milionë euro gjatë 3-4 viteve të fundit me qëllim destabilizimin e Kosovës, dhe kur ky investim nuk është se ka mbetur pa rezultat, pasi sekta okulte e Albinit, i ka mëshuar fort destabilizimit të Kosovës dhe referendumit gjoja për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar, por që është plotësisht në përputhje me strategjinë serbe për ndarjen e Kosovës, dhe në përputhje me deklaratën e Boris Tadiqit, të përdëritur tash edhe nga Ivica Daçiq, për shqiptarët dhe për serbët e Kosovës. Është kështu se paralelilizimi i serbëve dhe i shqiptarëve, në fakt, nënkupton edhe paralelizimin e së drejtës për referndum: shqiptarët për bashkimin e shqiptarëve me shtetin shqiptar, serbët për bashkimin e tyre me Serbinë. Po ashtu, Ivica Daçiq e ka rimarrë deklaratën e Boris Tadiqit në kohën kur Bosnja dhe Hercegovina është futur një një krizë stabiliteti pas referendumit të mbajtur në Republika Srpska, dhe në kohën kur Kosova ka gati dy vjet që po kalon një situatë me tensione dhe me angazhime të dhunshme, anarkiste, vandalo-terroriste dhe së fundmi edhe me paralajmërime dhe kërcënime të hapura për luftë. Po ashtu, rimarrja e deklaratës së Boris Tadiqit nga ana e Ivica Daçiqit, është bërë pas dy herëve brenda shtatë muajsh është mohuar shtetësia e Kosovës nga ana e sektës okulte të Albinit: më 17 shkurt të këtij viti, kur Dardan Molliqaj i quajti gjithë ata që kishin festuar ditën e pavarësisë së Kosovës njerëz që janë pro “zajednicës”, dhe tash së fundmi, Visar Ymeri e quajti gabim shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Dhe ngjahsmëria ndërmjet trajtimit të Boris Tadiqit dhe Ivica daçiqit të Kosovës si terra nulis, me trajtimit si gabim shpalljen e pavarësisë së Kosovës, është pikërisht desubjektivizimi, deshtetëzimi dhe deinstitucionalizimi i Kosovës. Ndërlidhja e pavarësisë së Kosovës me Asociacionin është veprimi më i keq që mund t’i bëhet shtetit dhe çështjes kombëtare, sepse krijon raporte paralelizimi dhe ngjashmërie: nëse shqiptarët shpallën pavarësinë, edhe serbët kanë të drejtë ta bëjnë të njëjtën, e që çon përsëri te ndarja e saj. N anën tjetër, trajtimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës si gabim, atëherë, për t’u përmirësuar gabimi, duhet të anulohet pavarësia, e që do të rihapte edhe njëherë çështjen e statusit të Kosovës, e që mesiguri të plotë nuk do të vinte në rend dite pavarësia, por ose Republika në kuadër të ndonjë organizimi të përbashkët me Serbinë (Republika e tretë), ose ndarja e Kosovës ( i ashtuquajturi bashkimi i Kosovës me Shqipërinë). Dhe Serbisë i leverdis ky opcion jo vetëm pse merr një pjesë të Kosovës, por legalizon parimin e ndryshimit të kufijve në Bosnjë, pra bashkimin e Republika Srpska-s me Serbinë, ndarjen e Maqedonisë etj.