Nuk i kemi dy Kosova?!

19.06.2021 09:53:31

Skënder MULLIQI

Po kemi në medie të ndryshme , në rrjete sociale dhe në paraqitje tjera publike, së cilët janë patriotët të këtij vendi dhe cilët janë tradhetarët !Shkrimet dhe postimet e tilla në këtë temë janë bërë bajate.Njerëzit po etiketohen pa asnjë bazë , duke përjashtuar rastët e veqanta .Është e pa justifikueshme dhe jo e vërtetë një ndarje apo kategorizim I njerzëve të cilët e dojnë Kosovën apo nuk e dojnë Kosovën. Lista e njerëzve të cilët nuk e dojnë vendin e tyre nuk mund të jetë e gjatë. Një pakicë ka mundësi mos ta dojë vendin e vet për arsyena që ata vet i dijnë.Fabrikimet e tilla vëtem sa për ta denigruar dikënd moralisht dhe kombetarisht , nuk janë të mira .Ndarje më shumë mund të bëhën në njerëz të ndërshëm apo të pa ndershem, ne njerëz më moral të lartë, dhe në njerëz të pa moral, pastaj ndarja në njerëz që po e vjedhin shtetin dhe popullin e vet .Nuk i kemi dy Kosova , por vëtem një Kosovë , e cila është e vogël për hajni .Popullit i duhet një Kosovë, e prosperuar dhe demokratike , jo një Kosovë e dhunshme, e mbushur më krim , korrupcion dhe nepotizëm.Kategoria e atyre që janë pasuruar në kurriz të popullit, kan zgjedhur sulmin ndaj shumicës , si mbrojtja më e mirë. Ata i dinë gabimët e rënda që e kan bërë gjatë këtyre viteve dhe janë përcaktuar për sulme të parreshtura , që mos të lejohen të sulmohen për të palarat e tyre .Pushtetet e kaluara edhe e bënë ndarjën e qytetarëve në “tanët” dhe të “atyrët”.Në Kosovë shumica po e bëjnë jetën e “robit”, si model i sistemit skllavopronarë.Ne, duhet të gjithë të angazhohemi për një shoqeri të pastër morale dhe kombëtare. Për një shoqëri të prosperuar dhe demokratike , pa krim dhe korrupcion, si dhe dukuri tjera negative.Koha ka qenë që shtetin ta udhëheqin intelektualet, së shumë kohë është humbur duke eksprementuar më njerëz të pa zot për profesionin e politikës. Jeta na është bërë si tryeza në të cilën nuk ka mbetur asgjë për të ngrënë .Koha është e ndryshimeve radikale për të mirë ,nese mendojmë të mbijetojmë si shtet dhe si popull , në Ballkanin ende të trazuar, dhe të rrethuar më shumë armiqë shekullor…Frazelogjizmave, keqpërdorimeve dhe metodave linquese , ju ka ardhur fundi…