Samiti i Vjenës ku po merr pjesë kryeministri Kurti, dalin fotografitë nga takimi

19.06.2021 09:56:09

Kancelaria austriake ka publikuar fotografitë e para nga Samiti i Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Vjenë nën organizimin e kancelarit, Sebastian Kurz.

Në fotografi e publikuara shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Diskutimet kryesore në këtë samit pritet të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe migrimi.

Në këtë Samit do të marr pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryetari i Keshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Në anën tjetër, Kurz ka njoftuar edhe përmes Tëitterit për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot.

Ai ka shkruar se BE-ja s’është e kompletuar derisa Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij.

“BE-ja s’është e kompletuar derisa i gjithë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë të plotë për reformat e kërkuara për këtë gjë dhe në luftën kundër pan.de.misë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz.