Ivica Daçiqin e ‘çmend’ fakti që anëtarësimin BE-ja ia ka kushtëzuar me Kosovën

03.06.2017 15:13:32

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq ka thënë, se Bashkimi Evropian po i bënë padrejtësi Serbisë pasi po ngarkon me kushte shtesë dhe indirekte për anëtarësim.

Ai ka thënë, se procesi i anëtarësimit është kushtëzuar me progres të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës.

Çështja e rritjes së efikasitetit të procesit të zgjerimit të BE-së është shumë kompleks, thotë Daçiq dhe përfshin një numër të nën-çështjeve të tjera, të tilla si forcimi i bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura nëpërmjet dialogut dhe përmirësimin e potencialit ekonomik për të përmirësuar standardin e jetesës të të gjithë qytetarëve.