Në Mitrovicë : Agim Bahtiri tregon se kush do të zhgënjehet më 11 qershor

03.06.2017 15:34:25

Kandidatët për deputetë nga Mitrovica të koalicionit LDK-AKR mbajtën takim me intelektualët e Mitrovicës, ku shpalosën planin e tyre për qeverisjen e Kosovës në mandatin e ardhshëm.

Me këtë rast, nënkryetar i AKR-së dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se koalicioni LDK-AKR të dielën e ardhshme do të dalë fitues.

“Ata që kanë menduar se do të na dërgojnë në opozitë, do të zhgënjehen më 11 qershor, sepse do t’ua tregojmë vendin duke i larguar nga pushteti. Fitues do të dalin njerëzit e devotshëm, të suksesshëm dhe ata që kanë njohuri për t’i dërguar proceset përpara, e këta janë njerëzit e koalicionit LDK-AKR me në krye kryeministrin e ardhshëm Avdullah Hoti”, ka thënë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili në këto zgjedhje garon me numër 50 në listën e koalicionit LDK-AKR.