Izraeli realizoi sulme ajrore ndaj Rripit të Gazës

02.02.2020 13:18:07

Ushtria izraelite, pretendon se këto sulme, janë bërë si kundërpërgjigje të sulmeve që Gaza e ka realizuar më herët.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, Izraeli kreu sulme ajrore në veri të Rripit të Gazës, derisa kishte shënjestër disa pika të Beit Lahia.

Lidhur me sulmet e realizuara, Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, nuk ka bërë të ditur ndonjë të dhënë, lidhur me lëndime apo humbje jete.

Në anën tjetër, ushtria izraelite ka bërë të ditur se goditi disa struktura, që ishin pjesë e grupit Hamas.

Këto sulme ajrore, pretendohet se janë përë si kundërpërgjigje nga Gazës, që kishte kryer një sulm të ngjashëm një ditë më herët.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë lidhur me këto sulme, ndërsa nuk ka as raportime tjera më të detajuara.