Ja çfarë gjendet brenda një kavanozi me Nutella…

23.01.2017 18:36:04

Adhuruesve të Nutellës me siguri që nuk do t’iu pëlqejë aspak ky lajm, madje do t’i trondisë ata, pasi do t’iu duhet të heqin dorë nga produkti i tyre i preferuar.

Një pamje që ka qarkulluar në internet gjatë ditëve të fundit tregon se çfarë përmban në të vërtetë Nutella.

Në vend të çokollatës së zakonshme me shije lajthie, kjo foto tregon kavanozin e mbushur me këto përbërës: Vaj palme, qumësh i skremuar pluhur, yndyrë e ulët kakao, lajthi, dhe 55% sheqer.

Pra mbi gjysma e kavanozit me çokollatë Nutella është e mbushur me sheqer.

Por sipas një raporti të Autoritetit evropian të Sigurisë Ushqimore, vaji i palmës mund të jetë kancerogjen më shumë se çdo lloj vaji tjetër.

Kompania Ferrero, e cila prodhon Nutella ka mohuar rrezikun e kancerit duke thënë se vaji i palmës është si sigurisë së lartë dhe është i sigurtë për t’u ngrënë.

Por Nutella nuk e ka mohuar foton virale që tregon përbërjen e saj.