Ja disa nga specifikat e jashtëzakonshme që do t’i sjell Galaxy Note 7?

31.07.2016 07:22:05

Që prej kohës kur Galaxy Note 7 është parë në një listë gjatë muajit maj, thashetheme të shumta kanë mbuluar portalet e huaja mbi këtë pajisje.

Samsung tashmë ka konfirmuar se Galaxy Note 7 do të ketë skener të bebzës së syrit për siguri, ndërkohë që thashetheme të shumta spekulojnë se pajisja do të ketë ekran të lakuar.

Ndër të tjera, pritet që Galaxy Note 7 do të ketë RAM memorie prej 4GB dhe hapësirë ruajtëse prej 64 GB.

Ndërkohë, një rrjedhje informacioni e bërë nga Telekomi i Koresë Jugore ka konfirmuar shumicën e këtyrë specifikave që tashmë janë spekuluar.

Megjithatë, ky informacion ka sjellur lajmin se Galaxy Note 7 do të ketë bateri 3,500 mAh, lajm ky që nuk është ditur deri më tani.

Kapaciteti prej 3,500 mAh i baterisë së pajisjes e bën pajisjen të ketë 100 mAh më pak se Galaxy S7 Edge.