Ja lidhjet e Ramës me rusët, takimet e tij me kompaninë që ndodhet në listën e zezë të SHBA

08.03.2018 22:23:03

Kreu demokrat Lulzim Basha hodhi akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama për lidhjet me rusët.

“Kjo firmë është e Genardi Timçenko, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane për shkelje të sanksioneve në Ukrainë janë takuar me Ramën.

Doni lidhje të Ramës me rusët ju, shikoni lidhjet e kompanisë turke që ka marrë konçesionin për aeroportin e Vlorës.

Shikoni tezat e Edi Ramës për ndryshime kufijsh, që janë tërësisht teza ruse”, tha Basha.