Ja për çfarë po dyshohet Grabovci në prokurori (Dokument)

14.09.2016 11:27:52

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës për aferën “Pronto”.

Ai është intervistuar nga prokurori Elez Blakaj dhe prokurorja Drita Hajdari bashkë me prokurorin e shtetit, Lulzim Sylejmani.

Ndërsa me dalje nga aty Grabovci ka refuzuar të prononcohet.

Kurse është avokati i tij Florent Latifi i cili ka theksuar se Grabovci dyshohet për dy vepra penale

“Dyshohet për dy vepra penale. Sot ju kemi përgjigjur ftesës ku edhe është marrë në pyetje dhe është përgjigj”, ka thënë Latifi.

Ndërsa Latifi ka thënë se rreth çështjeve specifike për përgjimet e ka udhëzuar klientin e tij që të heshtë.

 

 

“Unë e kam udhëzuar që të heshtë. Derisa të marrim përgjigje nga EULEX-i dhe gjykatat lidhur me publikimin e këtyre përgjimeve”, ka vazhduar avokati Latifi, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka theksuar se veprat penale për të cilat dyshohet nuk munden që të vjetrohen.

“Veprat e dyshuara për Grabovcin janë kryer në vitet 2011-2012. Ne ju kemi drejtuar EULEX-it, s’kemi marrë përgjigje të saktë. Ne do t’i drejtohemi gjykatës për përgjimet në fjalë”, ka shtuar Latifi.

Gjithashtu sipas tij Grabovci është përgjigje vetëm për biografinë e tij dhe se prokuroria mundet që ti vazhdojë hetimet.