Ja përse Erion Veliaj këshillon qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë kur bie borë

09.01.2017 14:45:18

Në këto ditë të ftohta kur dëbora dhe ngricat kanë mbuluar vendin, situata është problematike edhe në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj këshilloi disa herë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Këshillat e “Lali Erit” nuk kanë qenë pa qëllim. Meqënëse kryebashkiaku mendon për njerëzit, mesa duket e ka pasur fjalën për të shmangur të papritura.

Kjo foto është bërë sot në zonën e “Komunës së Parisit”.  E gjithë rruga që zbret nga Kodra e Diellit dhe përgjatë ‘Komunës së Parisit’ është e ngrirë dhe nuk është marrë asnjë masë deri më tani.

Në kushte të tilla, qytetarët rrezikojnë që të rrëzohen dhe të dëmtohen. Në vend që kryetari të japë këshilla, mirë është të japë urdhra për vartësit që t’i përvishen punës.

Image