Ja si i përgjigjet Anton Gj. Kolaj një shqiptari në SHBA lidhur me LDK-në, Ibrahim Rugovën, Isa Mustafën dhe përzgjedhjen demokratike dhe statutore të drejtuesve politikë

11.02.2017 13:10:41

Ish-nënkryetari i LDK-së gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, Anton Gj. Kolaj, ka shfrytëzuar rastin që nëpërmjet një përgjigjeje dhënë Gjergj Lulgjurajt që jeton dhe vepron në SHBA, lidhur me komentet e këtij të fundit për LDK-në dhe për Isa Mustafën, të sqarojë disa çështje edhe aktuale.

Përgjigjia e z. Kola për z. Lulgjuraj, është edhe një përgjigje ndaj gjithë atyre që janë munduar të dezinformojnë lidhur me qëndrimin e kryeministrit Mustafa ndaj Ibrahim Rugovës, dhe për procesin e zgjedhjes së drejtuesve politikë partiakë.

Kjo përgjigje është e njeriut institucionalist, i njeriut që ka pasur funksione të larta në lëvizjen politike liri, pavarësi, demokraci dhe ka njohur nga afër zhvillimet e brendshme dhe zhvillimet në përgjithësi.

Ky është postimi i plotë me gjithë parantezën, i z. Kolaj:

Paranteze
Dje, pas nje postimi ne FB. te nje sekuence te botuar ne nje gazete gjermane ne vitet e 90-ta, ku une, ne cilsine e Nenkryetarit te LDK-s citohem te kem bere apel qe Millosheviqit duhet dhene nje leksion sic i eshte dhene Sadamit, nje mik nga SHBA ne komentin e tij me shtyri te shprehem sa vijon:
Komenti i z. Lulgjuraj:
Respekt per ty profesor.kur flasim per vitet nentdhjeta flasim per rugoven per anton kolaj dhe shum te tjerte cilet i rezistuen millosheviqit dhe forcavet te tij. esht e lehte te flasim tash nga gjermania. kapas vyjt te rrini ti dhe shokt e tu ne kosov dhe te ballafaqoheni me keta klysht e milloshevicit aty ne vend e jo nga jasht vetem nje gja spo e kuptoj si erdhi mustafa ne kreun e lidhjes demokratike te cilen po e shkatrron komplet kure e din edhe ti se aji ka kene kundra rugoves qysh me 84 ka qen ne sherbim te serbijs ti duhet kthye ne kosov per ta marr timonin ne dor respekt per ty profesor
1.
Pershendetje z. Gjergj Lulgjuraj.
Se pari te falenderoj qe mendimet i ke te hapura. Andej nga ne thone: si malsor, ne kuptimin, si burr! Kete sekuencen qe ti po e komenton, e futa ne FB. pas insistimit te nje miku i cili dite me pare e kishte hase duke gjurmu ne shtypin gjerman. Si njeri i dijes dhe mik imi, me pak shaka me tha: ore Anton a e paskeni pas share ju te LDK-s Milosevicin, se disa Rugoven fort po e shajne per keto pune. Pas nje bisede te gjate dhe insistimit te tij, e ndava me ata qe iu interesojne faktet historike, te cilat, sic thuhet jane kokeforta dhe nuk mund te ndryshohen. Une atehere kam qene nenkryetar i LDK-s, dhe kam shpreh qendrimet e mija te LDK-s dhe te Presidentit Rugova.
2.
Kekesa yte, si qortim miqesor, eshte me vend, dhe kjo mund te i drejtohet sejcilit shqiptare qe per nje arsye ose tjeter, gjindet jasht atdheut. Po besoj se edhe ti, duke me qortu mua, me te drejte, qorton edhe veten tende dhe shume bashkvendas te ty, ndoshta edhe familjare ty. Dhe ky eshte ai mekati qe duhet ta baj sejcili, ne kete rast edhe une. Gjermanet thone: sejcili ne shpine mban kryqin e vet!
Sa per dijenine tende, une ne vitin 2010 u ktheva ne Kosove, duke lene nje pune shume profitabile ne Gjermani, pra nderpreva kontraten e perhershme te punes, me vullnet, gje qe ketu ku jetoj une rralle ndodhe, dhe garova si kandidat i LDK-s ne ato Zgjedhje ! Sa do qe ne Komunen e Klines, nga vij une, isha kandidati me i votuar karshi kandidateve te te gjidha subjektve politik garues, per cka votuesve te mij,ne tere Kosoven, u jam shume mirenjohes, numri i pergjithshem i votave te fituara ne tere Kosoven, nuk ishte mjaftueshem!
Me vone ato zgjedhje u kritikuen si te manipuluara, dhe u qortuan shume per vjedhje votash!
3.
Isa Mustafa ne krye te LDK- ka ardhur si rezultat i nje procesi votues zgjedhor qe eshte bere nga organet e LDK-s. Une nuk kam dijeni qe Isa Mustafa, ne ato vite qe Ti po i referohesh, ka qene kunder Ibrahim Rugoves. Di qe kur Isa Mustafa eshte emruar minister i Financave ne Qeverine Bukoshi, me ato emnime, Presidenti Rugova ka qene dakord.
Une jam institucionalist, dhe nuk dij rruge tjeter me efikase se rrugen e zgjedhjeve demokratike, nga rezultatet e te ciles, teoretikisht, te pa kenaqur mbesin 49% te votuesve! Bile ju qe jetoni ne SHBA, kete me se miri duhet ta dijni!
4.
Ne hapsiren gjitheshqiptare ka, sipas meje, nje semundje, qe une gadi do e quaj si „syndrom shqiptare“.
Shqiptaret vet, nga goja e tyre, qe nga Skenderbeu, tek Qemajl Ismajli, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Isa Boletini, Azem Galica, Ahmet Zogu dhe te kalojme ne kohen e pas Luftes se Dyte Boterore: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Shaban Polluzha, Gjon Sereqi, Adem Demaqi, Metush Krasniqi, Jusuf Gervalla, Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Kole Shiroka, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Ramiz Alija, Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Nena Tereze, tani Shen Tereza, Ibrahim Rugova, Hashim Thaqi, Ali Ahmeti, Isa Mustafa…, ketu vargu eshte i gjate, heronje dhe njekohesisht trathtare dhe spiun nga vet shqiptaret shpall dhe deklaru i kane!
Une, kete mendesi, mjerim e quaj. Kjo menyre e te menduarit nder ne shqiptaret shkon aq larg, sa qe edhe renjen historike te Adem Jasharit ne lufte per liri, si patologjike ta quajne. Ky eshte nje mjerim qe don nje qasje profesionale shumedimenzionale, afatgjate ne menyre qe te dilet nga kjo gjendje psiko- socilale!
Shi per kete arsye, mendoj une, Isa Mustafa dhe sejcili personalitet i cilit do subjekt tjeter politik duhet zgjedhur ne rruge demokratike dhe duhet nderruar po me kete rruge.
5.
Per Ibrahim Rugoven eshte folur shume. Per te jane deklaruar njerzit me eminent te botes, pa interes dhe frige. Ata, sic eshte e ditur, flasin me fjale te zgjedhura per punen, personalitetin, angazhimin e tij intelektual, politik dhe kombtare.
Nuk besoj se nje Klinton, nje Tony Bler, nje Xhorxh Bush e shume e shume personalitete te fushave te ndryshme, me rastin e deklarimit te tyre per Ibrahim Rugoven kane pas ndonje nevoje pragmatike. Por personalitetet e medhenje, kane aftesine per te i kuptu vlerat e njerzve te ditur. Aq me teper, duke u deklaru per Ted he vlerat e tij, ata popullit te Ti i kane dergu nje mesazh te kjarte.
Dhe si gjithmone, te medhenjet, ne shtepite e tyre, nga te vetet, perpiqen te njollosen. Per fat te mire ku numer i te tillve eshte i vogel, por sherrin e kane te madh!
Akuzat dhe sharjet qe dje dhe sot Ibrahim Rugoves i adresohen, kane perpostjerash keto motive:
– orjentimin e tij pro amerikan dhe pro europjan
– qendrimin e tij shume te kjart karshi orjentimit serbo-rus
– qendrimin shume te kjarte te tij karshi deshqiptarizimit permes manipulimit me fe per interese strategjike globale, qe ne kohe te fundit Kosoves, ne planin nderkombetare, ne menyre latente , shume po i kushtojne etj.
Shif per kete ia vlen qe here pas here te aktualizohen keto trashegemi qe Ibrahim Rugova na i ka lene!
Anton Kolaj
11.02.2017