Ja si nuk e tha të vërtetën kryetari Shpend Ahmeti për lejen që ia lëshoi Ekrem Llukës

31.03.2017 11:39:40

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk e ka thënë të vërtetën lidhur me një leje të lëshuar nga drejtori i tij, Liburn Aliu.

Kryetari Ahmeti, në një intervistë për “Jeta në Kosovë” të transmetuar në RTK, ka mohuar që administrata e tij ka lëshuar leje në lagjen “Lakërishtë”, për ndërtesën administrative që është duke e ndërtuar kompania “Dukagjini” me pronarë, Ekrem Lluka.

Ahmeti ka thënë, se leja për atë ndërtesë që është e etazhitetit 4B+P+22 është lëshuar nga administrata e ish kryetarit, Isa Mustafa dhe jo nga ai. Ai ka thënë, se atë leje të ndërtimit e ka dërguar në prokurori, shkruan lajmi.net.

“Unë nuk vazhdoj leje, leja jepet një herë. Atë leje e kemi dërguar në prokurori. Atë leje e ka dhënë, Isa Mustafa. Çka t’i bëjë unë, me shku me i thënë kom me ta shky a? Le të shkon prokuroria le të merret me atë punë, jo Shpend Ahmerti”, ka thënë Ahmeti në këtë intervistë.

Lajmi.net ka gjetur se administrata e Ahmeti i ka lëshuar leje “Dukagjini Invest” për lejimin e vazhdimit të punimeve për fazën e dytë të ndërtimit.

Dhënia e lejes mbanë vulën dhe nënshkrimin e dhënë nga Drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu.

Kjo leje e lëshuar nga administrata aktuale i ka kushtuar “Dukagjinit”, 288 mije e 700 euro.

Ndërkaq, kujtojmë se nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka qenë i angazhuar për katër vite si President i Bordit Menaxhues të Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve. Drejtor i këtij fondi ka qenë, Ekrem Lluka.

 

1111111111111111111