Shtëpa e Sheh Hasanit (Prizren)

31.03.2017 11:46:59

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1298/70

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Shtëpia familjes Shehu gjendet pranë Teqes Halveti në qendër të qytetit, gjegjësisht në Zonën Historike të Prizrenit. Është ndërtuar në shek. XVIII. Elementet që dominojnë në fasadë janë qoshku (doksati) prej druri që gjendet mbi pjesën hyrëse nga ana jugore si dhe strehët e gjera që mbështeten mbi pajandra të drurit. Objekti është reprezentativ i ngritur në kat dhe është i pasur me elemente të drugdhendjes në fasadë dhe në enterier. Ka planimetri të parregullt drejtkëndëshe, me hajat gjysmë të hapur në përdhesë. Ngritja në përdhesë bëhet nëpërmjet tri shkallëve nga guri i gdhendur. Hajati është gjysmë i hapur, i rrethuar me gardh nga druri. Para hajatit gjendet kroi nga guri i gdhendur me dy pipëza metalike. Gjatë kohës për qëllim të adaptimit në nevojat moderne janë bërë ndërhyrje në enterier dhe eksterier nga ana e pronarëve gjë që kanë dëmtuar mjaft origjinalitetin e objektit. Kulmi i shtëpisë është restauruar në vitin 2011. Me formën dhe dimensionet, trajtimin e pasur dekorativ në fasadë dhe enterier, kjo shtëpi i takon tipit të shtëpive rrafshinor me arkitekturë folklorike autoktone.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000478

Emri: Shtëpia e Sheh Hasanit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Saraçhana, pranë xhamisë së Kukli Mehmed beut (Saraçhanës)

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: “Saraçhane”

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII