Jabllanoviq: Lista Serbe që po mbështetet nga Beogradi është listë kriminale

07.06.2017 20:36:11

Pas incidenteve në veri të vendit në mes të mbështetësve të partive politike serbe, kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, tha se Lista Serbe e cila po mbështetet nga Beogradi është një listë kriminale.

 

“Në brendi të Listës serbe ekziston një strukturë kriminale e cila është e bërë nga njerëzit të cilët ikin prej ligjit në Serbi dhe fshihen në veri të Kosovës. Ata më nuk fshehën por shumë lirshëm shëtitën rrugëve, janë hy në biznes kriminal dhe në politikë”, tha Jabllanoviq. “Tani kemi ardhur në një situatë kur institucionet e Republikës së Serbisë na kërcënojnë. Pse ndodh kjo, veç sepse ne kemi qëndrime të ndryshme nga ato institucione. Mendoj se për ne serbët në Kosovë problemi më i madh është Lista Serbe dhe mendoj se do ta zgjidhim këtë problem më 11 qershor”.