Hashim Thaçi tregon për përplasjen që kishte me Vuçiqin në Brdo (Video)

07.06.2017 20:44:28

Menjëherë pas mbajtjes së samitit në Slloveni, ku morën pjesë presidentët e rajonit, në mediat serbe u raportua për përplasje mes liderit të tyre, Aleksander Vuçiq e Presidentit Hashim Thaçi.

 

Se a u përdor gjuhë e ashpër në tryezën e samitit, tregon presidenti Thaçi.

Hashim Thaçi në emisionin Komiteti në RTV Dukagjini ka folur për bisedimet që u zhvilluan në Brdo dhe për problemet që ai i adresoi Bashkimit Evropian, transmeton Express.

Ai ka treguar nëse ishin të vërteta raportimet e mediave serbe, për të cilat kishte folur Vuçiq menjëherë pas samitit. Thaçi ka shpjeguar se çfarë u fol në tryezën e përbashkët.

Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se Vuçiq edhe më tej ka theksuar qëndrimet e Serbisë lidhur me mohimin e shtetësisë së Kosovës, duke treguar edhe për reagimin e pjesëmarrësve të tjerë pas deklaratave të Presidentit serb.

Për më shumë detaje, ndiqeni intervistën: