Humb jetën një punëtor në Leposaviq

07.06.2017 21:24:40

Në mesditën e sotme, ka humbur jetën një punëtor në mënyrë aksidentale në Leposaviq.

 

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar rastin për KosovaPress, se një person deri sa ishte duke punuar, ka humbur jetën aksidentalisht.

Punëtori ka humbur jetën, pasi është rrokullisur ekskavatori me të cilin punonte. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, për ta hetuar rastin.

Viktima nuk ishte shtetas i Kosovës, kurse mësohet se i ndjeri është me inicialet D. B.