Aksident mes tri veturave, gjashtë të lënduar

20.02.2018 09:52:40
Tri vetura janë përfshirë në një aksident në fshatin Pestovë të Vushtrrisë të hënën në mbrëmje.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, pesë burra dhe një grua.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

29 aksidente me të lënduar kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, ndërkohë në një të tillë kanë mbetur të vdekura tri femra.