Nxënësit e shkollave të mesme nxirren me dhunë në protesta kundër gjuhës shqipe (Video)

02.03.2017 19:55:00

Nxënësit e shkollës së mesme “Josip Broz Tito” janë urdhëruar që të dalin në rrugë në orën 15, pikërisht atëherë kur para shkollës i kanë pritur kameret që t’i filmojnë se po shkojnë në protesta kundër dygjuhësisë.

Urdhëri i tillë është dhënë nga drejtoresha e shkollës, e cila është donatore e OBRM-PDUKM-së. Pas kësaj, disa nga nxënësit janë drejtuar për në shtëpi, ndërsa një pjesë janë kthyer në shkollë. A1on ka inçiziar nxënësit duke biseduar me kameramanët të cilët kanë pritur jashtë shkollës.

“Na thanë se nuk dimë të protestojmë. Na lëshuan nga shkolla vetëm të themi se po shkojmë para Kuvendit. Na thanë se ka njoftim nga shkoëëa që në orën 15 të dalim nga orët. Kjo nuk është logjike”

“Ju jeni marrë vesh me drejtoreshën që të na lëshojnë nga shkolla, kurse ju të na inçizoni”, thanë disa nga nxënësit në bisedim me ekipin e portalit Kurir.

Edhe nxënës tjerë për A1on thonë se në shkollë ka propaganda për çdo ditë, duke kënduar këngë në gjuhën maqedonase dhe vendosur flamura në klasë.