Jabllanoviq: Regjistrimi kampanjë e listës serbe dhe SNS-it

15.09.2017 12:17:41

Lideri i PKS-së, Aleksandar Jabllanoviq në një reagim pas arrestimit të zyrtarëve të Kyqit të Kuq të Serbisë në Kosovë , ka thënë se e gjithë kjo ka të bëjë me ndimin në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

“Qëllimi i tyre(listës serbe dhe SNS) është të arrijë te çdo familje, me qëllim “të kërcënojë dhe frikësojë njerëzit para zgjedhjeve lokale dhe kështu të ndikojë në vullnetin e popullit” thuhet në reagimin e partisë së Jabllanoviqit.

Ndryshe policia e Kosovës, kishte arrestuar zyrtar të Kryqit të Kuq serb, që funksionon sipas sistemit paralele të Serbisë, sepse të njëjtit kishin bërë regjistrimin e popullsisë serbe.