Jahmir Hyka shkon në Izrael te Maccabi Netanya

31.01.2019 19:30:28

Jahmir Hyka largohet përfundimisht nga MSL, ku luante me me San Jose Earthquakes, për ta vijuar karrierën në Izrael. 30-vjeçari do të jetë pjesë e Maccabi Netenya, që renditet në vendin e pestë në kampionatin elitar të këtej vendi. Ky klub ka postuar edjë një video të mesfushorit shqiptar në Facebook.

Detajet e kontratës nuk bëhen ende të ditura. Hyka ka luajtur herët jashtë Shqipërisë, fillimisht në radhët e Rosenborgut, më pas me Olympiacosin, Mainzin, Panionisin dhe Luzernën. Ndërsa në elitën e futbollit shqiptar ka spikatur te Tirana në dy periudha të ndryshme.

Aktivizimi në vazhdimësi në Izrael mund ta ndihmojë që të rikthehet në planet e Panuccit në Kombëtaren Shqiptare.