Shqiperi/ Zbardhen emrat e Komisionit Hetimor për Cakajn dhe DSIK

31.01.2019 19:24:12

Mësohen emrat e Komisionit Hetimor për Gent Cakajn dhe DSIK. Raportohet se komisioni do të ketë nëntë anëtarë.

Nga Partia Demokratike, pjesëtarë të komisionit do të jenë deputetët: Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi; nga LSI do të jetë Luan Rama, ndërsa nga Partia Socialiste do të jenë deputetët Spartak Braho, Alket Hyseni, Klotilda Ferhati, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia.