Drejtori i Institutit ,“Riinvest” Lumir Abdixhiku për sulmin ndaj Albana Xharrës:...

Drejtori i Institutit ,“Riinvest” Lumir Abdixhiku për sulmin ndaj Albana Xharrës: Të sulmuar jemi të gjithë

13.05.2017 09:53:28

 Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm që iu është bërë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharrës, duke thënë se mospajtimet politike s’mund të përfundojnë në dhunë fizike, sidomos ndaj një nëne e një gruaje të pambrojtur.

Ai në facebook ka shkruar se sot të sulmuar jemi të gjithë.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Mospajtimet politike s’mund të përfundojnë në dhunë fizike. Sidomos ndaj një nëne e një gruaje të pambrojtur. Sot, të sulmuar jemi të gjithë. Ngjarje e mjerë.

Fatkeqësisht, shteti i kapur s’ka për të zbardhur as këtë rast ndonjëherë. Si tolerues të zakonshëm të dhunës, e shkaktarë të shpeshtë të saj, të njëjtit mbijetojnë mes frikës lehtë”, ka shkruar Abdixhiku.