Jakimovski: Le të fitojë më i miri

11.12.2016 19:58:53

Kryetari i Opsionit qytetarë për Maqedoninë, Steçvco Jakimovski sot ka votuar në Sh.F. ‘Dimo Haxhi Dimov’, ku më pas ka deklaruar se qytetarët duhet të votojnë në atmosferë të qetë, korrekt dhe demokratike.

Jakimovski theksoi se sonte do të ketë fitues të qartë të zgjedhjeve dhe ka porositur se humbësit në mënyrë të dinjitetshme duhet t’i pranojnë rezultatet dhe t’ia urojnë fitoren fituesit, kurse fituesi të mos sillet në mënyrë revanshiste por duhet menjëherë t’i reket punës.