Ksamili është tronditur nga një vrasje në këtë orë të mbrëmjes. Një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri.
Mësohet se viktima është Agron Xhezairi 53 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje. 53-vjeçari u ekzekutua në derën e banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar.
Agron Xhezairi është babai i autorit të vrasjes së Aleksandër Bardhit.
Aleksandër Bardhi ishte vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryeplakut të Shëndëllisë. Vrasja e Aleksandër Bardhit në shtator të këtij viti dyshohet se ndodhi për prishje të pazareve të drogës dhe autor i dyshuar është Albi Xhezairi 20 vjeç, ende në kërkim nga policia.
Babai i Albi Xhezairit u ekzekutua sot me armë, ndërkohë që kujtojmë se në muajin tetor atij iu vendos një sasi eksplozivi në makinë.






































