Jakup Kastrati lidhur me informacionet për tërheqjen e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit: Asnjë fjalë, asnjë pikë, asnjë presje se kam tërheqë nga deklaratat e mia

17.11.2016 18:43:24

Une Jakup Kastrati lidhur me shkrimet e sotme qe janë bere ne portalet online: Insajderi dhe Shqiptari.eu etj..për arrestimin tonë, komunikatën nr.4, lirimin tonë dhe së fundi ndërprerjen e hetimeve për shkaqe të pa qëndrueshme sipas prokurorit Reshat Millaku etj..

Deklaroj ..

Asë një fjalë,asë një pikë dhe asë një presje nuk e kam tërhjekë nga deklaratat e mija që i kam dhënë që nga momenti i arrestimit, në burg,konferenca për shtypë si kryetar i LDK së apo si anëtar kryesie, para prokurorëve qoftë të UNMIK ut apo Reshat Millakut, apo kudo që e kam folë realitetin, pa ngarkesë e kam folë.
Unë e kam thënë edhe e thëmë: ajo që i përket misionit si kryetar i LDK së nuk e tjetërsohet, nuk shitet, nuk blehet e asë nuk hahet. Qka më përket mua si individ, si familje mund të bëjë qka të dua.Gabimet po ndodhin edhe në paqe e leje në luftë.
E kam thënë: Qka më përket mua nese dikush më kërkon falje për gabimet që ka bërë ndaj meje unë kam drejtë me ja falë e,qka i përket misionit kurrë nuk e bëjë një gjë të tillë edhe qëndroj pas kësaj. Kudo që kam dhënë deklarata ka argumente të bollshme.
Por… Gjendja është ajo që është jo për fajin tim.