“Jam krenar që jam shqiptar”/ Abazoviç kërkon falje dhe sqaron deklaratën për prindërit e Skënderbeut

03.09.2020 10:49:18

Shqiptari më i komentuar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, në një televizion ka kërkuar falje publike për deklaratën rreth Skënderbeut, për të cilin kishte thënë se nëna dhe babai i Skënderbeu ishte serb.

“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serb, ishte një lapsus dhe kërkoj falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, tha Abazoviç gjatë një interviste në një televizion.

Më herët, mediat serbe rikthyen në mënyrë të cunguar deklaratat e tij në lidhje me vendosjen e një busti të Skënderbeut në Ulqin si edhe prejardhjes së heroit tonë kombëtar.

Më vonë, Abazoviç shpjegoi se nuk kishte thënë se familja e Skëndërbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin, edhe pse më mirë do të ishte vendosja e përmendoreve të tjera.

“Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës. Kam folur për Hashim Thaçin. Kur ka thënë lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni.

E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari”, ka thënë ai.