Jam pro Qevrisë se unitetit

29.03.2020 14:32:56

Nga Ahmet Asani

Pa hyrë në analiza, se kush më shumë e kush më pakë i ka fajet qe sot Kosova është pa Qeveri, mendoj se momenti në të cilin ndodhemi, është moment historik i cili kërkon bashkimin e gjitha forcave që kemi si popull në vend e diasporë!

Kur them të bashkohemi, nuk mendoj që i gjithë populli duhet të mblidhet në një vend, sepse edhe po te donim kjo është e pamundur dhe e panevojshme, por mendoj se është momenti që delegatet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si përfaqësues të vullnetit të popullit, të kerkojnë formimin e QEVERISË SË UNITETIT, Qeveri kjo e cila do ta drejtonte vendin deri sa ta mundim virusin e Kinës dhe politikën e Serbisë!