Janë gjetur gjashtë kufomat nga rrëzimi i aeroplanit në Shkup

07.09.2016 16:17:32

Pas shumë kërkimeve nga ekipet inspektuese për gjetjen e kufomave në aksidentin e djeshëm pasdite të aeroplanit, nga Prokuroria thonë se kufomat janë gjetur.

“Ekipet hetuese që janë në vendin ku dje pasdite u rrëzua avioni, kanë gjetur të gjithë gjashtë trupat e udhëtarëve të vdekur. Bëhet fjalë për pesë burra dhe një grua. Trupat janë përgatitur për transferim në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku në periudhën e ardhshme me urdhër të Prokurorit publik do të vijojë procedura për identifikimin e personave të vdekur”, thonë nga PTHP.