Janeva e pranon se e ka punësuar nipin në PSP (Foto/Video)

22.10.2016 14:50:13

Në emisionin ”Top Tema” në TV Telma, Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, e ka pranuar se në mes të punësuarve në PSP është edhe nipi i saj Gjorgji Delixhakov.

Në pyetjen e moderatorit se a e vlerëson si nepotizëm punësimin e nipit të saj, ajo ka thënë se nuk është nepotizëm pasi ai është vetëm ndihmës në këtë institucion dhe nuk e sheh si të jashtëligjshme.

gjorgji-delixhakov

Deri tani, sipas raportit të propozuar nga PSP, në këtë institucion janë punësuar gjithësejt 75 persona.