“Dëshirë e kahmotshme e besimtarëve të kryeqendrës së Kosovës, por edhe e vet Bashkësisë Islame ka qenë që në Prishtinë të ndërtohet një xhami e madhe, që do t’u mundësonte besimtarëve që ta kryejnë faljen në kushte më të mira”.
“Nuk cojnë peshë nënshkrimet në peticionin për xhaminë. Dëshira absolute e të gjithëve është që xhamia të ndërohet. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që Komuna e Prishtinës ta na pajis me leje ndërtimi, që të mos politizohet ndërtimi i xhamisë, që është shtëpi e Zotit, ku meriton të adhurohet vetëm ai”.
“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punës. Iniciativa se si duhet të duket xhamia në aspektin e arkitekturës nuk besoj se u takon atyre që nuk janë përgjegjës për këtë gjë”.
“Besoj se të premten Kuvendi i Prishtinës do të marrë vendim të prerë që të na pajis me leje ndërtimi për Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Dëshiroj të ftoj besimtarët tanë që të rrinë të qetë sepse ne do ta kryejmë punën tonë sic duhet. Xhamia do të ndërtohet”.






































