Janullatos reagon sërish për kthimin e Shën Sofisë në xhami: Fyerje që i bëhet si Krishtërimit ashtu dhe Islamit

18.07.2020 14:49:38

“Një fyerje që i bëhet si Krishtërimit ashtu edhe Islamit”. Kështu e ka quajtur kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Janullatos, vendimin e Turqisë për kthimin e Shԯn Sofisë në xhami.

Këtë deklaratë kryepishkopi Anastasi e ka dhënë sot për gazeten greke “Ta Nea”.

“Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm
një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadisti dënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë, por është një fyerje si ndaj Krishterimit ashtu dhe ndaj Islamit”-thekson ai.

Deklaratë e re e Kryepiskopit Anastas rreth Kishës së Shën Sofisë (18 korrik 2020, Gazeta “Ta Nea”).

Fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit.

Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm
një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadisti dënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë, por është një fyerje si ndaj Krishterimit ashtu dhe ndaj Islamit.
Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë e saj shprehës.
Për më tepër, po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat brenda “heshtjes elokuente” të tyre, nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë. Nuk e di nëse ka ndonjë vend islamik lutjeje të ngjashëm në botë.
Intrasigjenca e autoriteteve turke nënvizon atë që theksojmë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit: Dhuna në emër të fesë dhunon shenjtërinë e vetë fesë. Dhe askush, sado i fuqishëm dhe i madh të mendojë se është, nuk ka të drejtë ta përbuzë këtë të vërtetë mbarënjerëzore.


* Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, është anëtar nderi i Akademisë së Athinës, Profesor Emeritus i Historisë i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës dhe President Nderi i “Konferencës Botërore të Feve për Paqe”.