Jemi shumë keq. Po marrim këcënime me vdekje, thotë babai i atentatorit në Munih

31.07.2016 14:57:17

“Jemi shumë keq. Po marrim këcënime me vdekje. Gruaja ime po qan tash një javë. Jeta jonë në Munih ka mbaruar”, shkruan “Bild am Sonntag”

Ali David Sonboly, atentatori i Munihut, pos faktit që ka marrë dhjetë jetë njerëzish, ka rrezikuar edhe jetën e prindërve të tij. Babai i tij, Masoud ka folur për mediat gjermane me ç` rast ka thënë se ai dhe bashkëshortja janë duke jetuar ditët më këqija të jetës së tyre. “Jemi shumë keq. Po marrim këcënime me vdekje. Gruaja ime po qan tash një javë. Jeta jonë në Munih ka mbaruar”, shkruan “Bild am Sonntag”.

Për faktin se djali i tij ka qenë i ngacmuar dhe rrahur nga shokët e shkollës, ai ka marrë vesh së voni, nga një shok shkolle i tij, transmeton albinfo.ch. Disa nga nxënësit ai i kishte paditur por hetimet kanë rrjedhur pa sukses.

Mendohet se si pasojë e këtij presioni, 18 vjeçari gjerman me prejardhje iraniane ka bërë atentatin e tmerrshëm të 22 korrikut. Babai i tij, Massoud thotë se nuk ka pasur idenë se i biri kishte pasur revolver. Ai po ashtu nuk ka ditur se Aliu ka përdorur antidepresiv.

Sipas njohurive të deritashme Ali David S. ka adhuruar atentatorin norvegjez Behring Breivik, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, 18 vjeçari para se të bënte krimin kishte vizituar shkollën në Winnenden në të cilin në një atentat që një nxënës kishte bërë me ç`rast kishin vdekur 15 veta.