Jep dorëheqje kryeministri libanez

04.11.2017 16:39:54

I druhej një komploti për vrasjen e tij

Kryeminsitri i Libanit Saad Al-Hariri ka dhënë dorëheqje, duke thënë përmes një transmetimi televiziv se ka frikë për jetën e tij, ndërkohë që e kritikon ashpër Iranin. Babai i Haririt, ish-kryeministri libanez Rafik Al-Hariri, është vrarë në vitin 2005.Zoti Hariri e akuzon Iranin për mbjellje të “frikës dhe shkatërrimit” në disa vende, përfshirë Libanin.

Ai u emërua kryeministër në nëntor të vitit të kaluar, post ky të cilin e kishte mbajtur edhe në të kaluarën midis viteve 2009, 2011.

“Jemi duke jetuar në të njëjtë klimë me atë që mbretëronte para vrasjes së martirit Rafik Al-Hariri”, tha kryeministri libanez në një transmetim televiziv nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Rijadi.

Hariri e sulmoi edhe lëvizjen Shiite Hezbollah e cila mbështetet nga Irani, e që gëzon fuqi të konsiderueshme në Liban.

Dorëheqja e Haririt ishte e befasishme dhe besohet se do ta zhys skenën politike libaneze shpesh të turbullt në një pasiguri të re.