… ” Jete e prere pabesisht pergjysem”

27.08.2020 21:28:04
Nga: Pirro Minella
…..Kishte disa vjet qe luftonte me semundjen e keqe, ishte konsulta e fundit. E dinte fundin e pashmangshem qe e priste. Me ne fund pas gjithre atyre viteve dhembje e ankth cuditerisht sot qe doli nga klinika ishte i qete. I kishte lare”hesapet” me jeten. Priste oren dhe daten te shkonte i pergatitur ne “parajse”.
Eci ngadale dhe kembet e cuan tek stacioni i autobuzeve per ne qytetin e tij te larget. Ne heshtje hypi ne autobuz. Filluan te vine nje e nga nje edhe pasagjeret e tjere. Kishte rene ne mendime duke pare nga dritarja kur e shkundi zeri i embel, por i njohur i nje femre:
-Mund te ulem ketu, eshte i zene vendi.
Kthehu koken e pa, para tij nje femer e bukur, floke zeze, trup te imet dhe me nje cante udhetimi ne dore.
Ishte ish shoqja e tij e gjimnazit, por vitet e kishin formuar si nje femer te plote. U perqafuan me mall. I liroi vendin prane dritares.
Pas pak autobuzi nisi udhetimin te gjate per ne qytetin e tij te vogel, atje ne mes te maleve. Sa mall kishin per njerii tjetrin. Kishin patur disa relata te embela ne ate kohe te ndrydhur, por jeta i kishte degdisur ne pole te kunderta. Te dy nuk ishin martuar si per koicidence te fatit te tyre te lene pergjysem.
Rruga vazhdonte dhe ata vazhdonin udhetimin e tyre nder vite. U gjallerua e harroi fundin e tmerrshem, qe kishte ngritur lakun e saj pas cdo kthese te jetes.
Ne nje moment u pane te dy thelle ne sy dhe leshuan nje psheretime pendese. Ishte vone per te dy.
Pasi e pyeti per gjithe rrugetimin e saj, ishte e natyrshme qe shoqja e gjimnazit u be gati te pyeste ate per pjesen e rruges se shtruar te jetes se tij.
Nuk foli shume vetem disa shprehje.
“Po shkoj ne qytetin tim te vogel te lindjes, se po pergatitem per banesen e perjetshme.”…
Zoti ma caktoi fatin tim, vetem pak vaj ka mbetur nga kandili im i jetes.
….Ra nje heshtje e thelle e trishtueshme. Befas ajo e perqafoi fort dhe ashtu te dy u shkrehen ne denesa te mbytyr.
E dinin qe te dy qe ishte perqafimi i munguar, por fatkeqesisht i fundit……