A nuk jemi popull, mjerisht qesharak ?

04.07.2017 10:16:26

Sinan Kastrati

Nga Burgu në burg ( thotë S. Lushtaku, pas daljës nga burgu). Telalli e marrtë vesh ose pse po burgosën e po lirohën ”komandantët” e UÇK-së? Pse këta “komandantë” e telallët e tyre po mshifen pas luftës së drejtë e çlirimitare sa herë që poi ju hynë uji nën bythë? Lufta e drejtë, nuk burgoset e as nuk harrohet por ata që e kanë keqpërdorur dhe kanë përfitua nga ajo do të harrohen, nëse nuk gjykohëne për krime e korrupcion. Edhe mua më gëzon lajmi për lirimin e Samiut dhe nuk do të dëshiroja që të ketë as burgje me “siguri të lartë” në Kosovë e për çlirimitarë, nëse ka Kosova. Nuk ka dyshim se në skenën politike shqiptare ndodhin çudira si me “Liza në botën e çudirave”, në fabullat e Lafontenit apo në prralat e Ezopit.

Pas zgjedhjeve të 11 Qershorit 2017, që askush nuk ka pritur ndonjë mrekulli përveq rrenave të zakonshme të “liderëve” tanë, lajmi më i “papritur” ishte ai i lirimit nga burgu i Sami Lushtakut, komandant e kryetar komune i komunës së Skënderajt. O Zot, çka po ndodh me neve, me “komandantët” e “lufës çlirimtare” dhe me “liderët” tanë politikë? Janë të njëjtit, ata që i prinë “lufës”, që e “ çliruan” vendin (nga kush?), që e shpallën “pavarësinë” e Kosovës (Republikë?) dhe po na “udhëheqin” e drejtojnë kah gropat e greminat.

Do të pajtohesha me të gjitha këto konstatime sikur ato të ishin së pakut gjysëm të vërteta por ato ishin rrena atherë, më 1998, 1999 dhe tash janë gjysëm të vërteta. Pse? Po këta tareq, “komandantët” tanë na thanë se e çliruam Kosovën me ndihmën e “Aleatëve” tanë (?) në krye me SHBA-në, Britaninë e … Gjermaninë. Atherë po këta “aletatë”, pse po dyshojnë në “luftën” e tyre të drejtë dhe pse po i burgosin pikërisht ata “komandantë”? U akuzuan dhe u burgosën Ramush Haradinaj, me vëllain Dautin, me nipa e dajë, Fatmir Lima me akraballakin e vetë, dhe të dytë u liruan … dhe tash u lirua nga të gjitha akuzat edhe Sami Lushtaku, si i pafajshëm.

Por ajo çka më së shumti është për të ardhur keq, janë paraqitjet publike të vetë atyre dhe të “bashkëluftëtarëve” të tyre nëpër mjetet e informimit:
“Ndalesa e parë e Lushtakut pas lirimit, te varri i Adem Jasharit”,
“Limaj përshëndet lirimin e Lushtakut: Lufta e UÇK-së ishte e pastër”,
”PDK: Lirimi i Lushtakut, i vonuar por i drejtë”,
”OVLUÇK-ja: Lirimi Lushtakut është fitore për shqiptarët, humbje për Serbinë” … dhe:
”Gëzim i madh ndodhi në familjen e Jakup Krasniqit”
(Në familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqit, po ndodh një festë e madhe. Kjo familje sonte është shtuar edhe më një anëtar të ri).

A nuk jemi popull, mjerisht qesharakë ?

Po të ishin gjallë Mixha Shaban, Shaban Jashari, djemtë, Hamza e Ademi, nuk do të kishin pranua që gajreti që kanë bërë para tyre Ahmet Delia, Shaban Polluzha e … Nebih e Tahir Meha të keqpërdorët nga këta përfitues të atyre vlerave që i ka pasur Drenica por kjo sikur na lehtëson pakëz me ”gëzimin e familjës së Jakup Krasnqit, sikur syltjasi pas supve e e sallatave të Bajramit të Madhë. ” Umbars mali, polli një mi”!
P. S. Nuk e njoh Shaban Jasharin e as djalin trim Ademin nga Prekazi heroik. Me Hamzën jemi takuar me një mbledhje për organizimin e luftës dhe grumbullimin e armatimit, në Fabrikën e Municionit në Skënderaj, më 1991, në muajin Korrik. Mbledhjen dhe organizimin e ka bërë Osman Haliti, vëllai i dëshmorit, Enver Haliti, ish shoku i studimeve, i cili punonte si sekretar në fabrikë, para se të vendoseshin Masat e Dhunshme.
Hamza nuk ishte mendjemadh por edhe nuk i donte e as nuk i duronte mendjemëdhenjëtë e mbledhjemëdhenjëtë (konfertencagjinjët).