Jo Albin Kurti, s’ka “kolonë t’pestë” n’LDK-në e Ibrahimit !

25.12.2019 16:59:12

Nga: Fatmir Bajraj

S’ka President konsensual pa një Kryemnistër të tillë, dhe e kundërta. Motoja e juaj si VV, se : “N’politikë triumfon ai që konsiston deri n’fund, dhe jo ai që ka t’drejtë”! Kjo moto hileqare, do pësoj fiasko me LDK-në e Presidentit Historik Rugova, ngase konsistenca e pa dënjë ; e gaditur & zierë n’kazanin mediatik të llumit sorosian, nuk do i’a dalë mbanë edhe nëse juve pritni momentin e fundit, moment dorëzimi e poshtërimi për LDK-në dhe vullnetin e Sovranit të shprehur n’kutitë e votimit me 6 tetor 2019, moment që s’do ndodhë neser as kurr. Juve si LVV, deri nesër keni mundësinë dhe përgjegjësinë kushtetuese dhe pse jo edhe historike që vendit t’i afroni përspektivë duke arritë marrveshje koalcioni me LDK-në e akdemik Isa Mustafa, por patjetër konform dhe n’respekt të vullnetit të Sovranit ; n’partneritet, me besim të ndësjellë dhe me një ballansim të pushteteve si kusht fundamental dhe substancial pa të cilin ajo marrveshje nuk arrihet dhe përgjegjësinë mbani ju si lider dhe LVV-ja si subjekt që drejtoni. “Guri n’rrugë”, është gur të cilin duhet vetë t’a menjanoni nga rruga, ngase e vuatë ju dhe jo LDK-ja. Albin & VV ! Deviza : “Përqaj e sundo”, s’pin ujë n’LDK ! Lerëni dhe hiqni dorë nga shantazhi obstruksionet, linçimi dhe kryqëzimi i LDK-së, luftë speciale kjo e gaditur n’kuzhinat shqipëfolëse ; anti-LDK dhe anti-Kosovë, tani e një qerek shekulli…! Interferimi juaj hileqar në autorizimet dhe kompetancat legjitime e legale të LDK-së dhe të lidershipit të saj, kredibil e me integritet të lartë, në pëpjekjet për të sajuar e konstruktuar “kolonë të pestë” në partnerin potencial (LDK), jo vetëm së janë të tejdukshme, por janë edhe kontra-produktive, tendencioze dhe absolutisht të dëmshme dhe me pasoja për arritjën e marrveshjes së koalicionit qeverisës e cila i duhat vendit ; sa uji peshkut, sa ajri jetës n’tokë. Albin & VV ! Mos luaj patronin por partnerin, dhe jo partnerin paternalist, por serioz dhe të respektit reciprok, raport ky të cilin imponon vullneti i Sovranit, pavarsisht vullnetit tuaj si Albin dhe VV. Rezultati i përafërt, si kurr më parë në historinë tonë parlamentare, nuk të jep të drejtën Ty dhe VV-së të cilen drejton, që t’ndalë pë vete atë që do Ti, dhe t’i “dhuron” LDK-së, aq sa do Ti, si Albin & VV ! “Lxoje drejtë verdiktin e 6 tetorit”, të tha dje edhe akademik Isa Mustafa, përndryshe ; guri me t’cilin i kë zënë rrugën bashkëqeverisjes, mund të kthehet “n’beden” t’pakapercyeshëm për qeverisjën e vendit nga LDK & LVV, në katervjeqarin e ardhshëm. Albin & VV ! Merreni hisën (riskun) që u pelqenë ; Kryeminitrin dhe 5 Ministri, por lëshojeni hisën që u dhimbset ; Kryeparlamentarin, dhe 5 Ministri, dhe zotimin sot që në kohen e duhur e votoni kandidatin e LDK-së për President dhe u kthehet një Ministri. Por mos abuzoni me të drejtën ekskluzive të LDK-së në nominimin e kandidatit për President, dhe bëjeni atë që u takon ; vota e juaj për kandidatin dhe asgjë ma shumë. Oferta e LDK-së për ju, dhe ndërrimi i pozicioneve nëse nuk merrni atë që u pelqen, dhe përzgjidhni atë që u dhimbset, është ofertë ma shumë se korrekte dhe me një konsideratë mirëkuptimi për pozitën tuaj ; si t’parë në garë dhe me një diferencë minore. Kjo ofertë e LDK-së, u nxjerrë “lakuriq” në dritë të Diellit dhe para qytetarëve, dhe vë n’pah, seriozitetin tuaj të munguar dhe hilet që kanë synim rrënimin e balansimit të pushtetit, kusht pa të cilin s’ka marrveshje me LDK-në, sot e gjithë ditën…! Qelësi i suksesit dhe i deshtimit në formimin e institucioneve të dala nga vullneti i Sovranit, është në detyrimin tuaj kushtetues si VV, dhe t’njëjtit mund t’i epni bekimin nesër, sikur edhe t’kundërtën e tij, mallkimin për cfarë mbani përgjegjësi nacional-historike para qytetarëve të vendit n’këtë kontekst për t’cilin ju siq duket nuk jeni t’vetëdijshëm sa duhet. Dua t’besoj, si ju si lider i VV-së, do i’a dilni mbanë të ngriteni mbi vetvetën dhe orekset e sëmuara në absolutizimin e pushtetit t’pamerituar me kerkesa ekstremisht maksimaliste dhe ireale. Koha e fundit t’reflektoni, që t’mos humbim të gjithë me fajin tuaj!