Jo më në unazat e Tiranës, të fiksuarit pas shpejtësisë skëterrë me makinë do të kenë një pistë

28.09.2019 15:08:00

Të gjithë të pasionuarit pas shpejtësisë, shumë shpejtë pritet të kenë një vend ku mund të ngasin makinën me shpejtësi të madhe.

Ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili është shprehur se ka ardhur koha që shteti, të investohet edhe për një park me pistë testimi e eventesh ngjarjeje sportive, një zonë të dedikuar për aktivitetet auto-moto në kushte më të sigurta e me infrastrukturë adapte. Auto-Moto Parku i parë shqiptar, profesional e zyrtar pritet të hapet në zonën e Rinasit.

“Është koha që shteti, sektori ynë i automotorizimit, të investohet edhe për një park me pistë testimi e eventesh ngarjeje sportive, një zonë të dedikuar për aktivitetet auto-moto në kushte më të sigurta e me infrastrukturë adapte! Ne i simpatizojmë nismat e Motorsport-it dhe po punojmë që shumë shpejt (zona ku po ecim me dokumentacionin është pranë Rinasit!) në bashkëpunim me çdo grup interesi të bëjmë realitet Auto-Moto Parkun e parë shqiptar, profesional e zyrtar.

I urojmë organizatorëve të “Festival of Speed”, këtë të Shtunë më dt. 28 Shtator, event të sigurtë, të mbarë e pa probleme! Komuniteti i të apasionuarve për xhiro të shpejta, minigara, drags e drifts, shoë e festa apo panaire e festivale auto-moto meriton hapësirat e duhura të ushtrimit që s’garantohen dot pa ndihmën e shtetit! Nuk mund t’i rrezikojmë të rinjtë, talentet, ata që këtë e kanë pasion duke u lënë alternativ të vetme rrugët (ku rrezikohen ata e të tretët!), xhepat a skutat e errëta!”,- shprehet drejtori Gonxhja.