Bogujevci në Podujevë shpalos një nga pikat e programit qeverisës të VV-së

28.09.2019 14:55:15

Saranda Bogujevci, kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se në programin e tyre për të qeverisur kanë 20 pika prioritare.

Ajo në tubimin e kësaj partie në Podujevë deklaroi se është nderë për të që është pjesë e këtij subjekti.

“ VV-ja qysh nga viti 2013 ka pasur programin e saj, edhe këtë vit kemi 20 pika prioritare, një ndër këto pika është edhe çështja e mirëqenies në këtë rajon. Kjo është granti i katërt i komunave”.

Përmes këtij granti në katër vitet e ardhshme komunave do të ju alokohen para, ato do të vendosin vetë, duke filluar nga zhvillimi i ekonomik, turizmi rural, mbështetjet inovative, sporti, furnizimi me ujë, kanalizimi. Pra këto shuma do të ndahen barabartë për të gjitha”

“Pra të dashur qytetarë ka ardhur koha për të vendosur për vendin tonë, ju do të vendosni se kush do të jetë e tanishmka dhe ardhmja e juaj me VV-në”.