Johannes Hahn: mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për...

Johannes Hahn: mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave lufta kundër krimit të organizuar

23.03.2018 12:59:31

Presidenti Thaçi, pas takimit me komisonerin Hahn, tha se ‘Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim’. Nga ana tjetër Hahn përmendi luftimin e krimit të organizuar për liberalizimin e vizave.

“Presidenti Thaçi ka konfirmuar vazhdimin e përpjekjeve në luftimin e krimit të organizuar. Kjo është mënyra më e mirë  dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Ai po ashtu i ka thënë Presidentit Thaci se ratifikimi i Demarkacionit ishte një hap i rëndësishëm për sigurimin e lëvizjes së lirë dhe rrugës evropiane.

Thaci gjendet në Bruksel për të vazhduar dialogun në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai sot do të takohet me Presidentin serbe, Aleksander Vuciq.