Johannes Hahn: Vitin e ardhshëm, zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

09.02.2018 09:34:07
Johannes Hahn, Member of the EC in charge of Regional Policy

Komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësorec po shpreson që Kosova dhe Serbia do t’i mbyllin të gjitha mosmarrëveshjet deri vitin e ardhshëm.

Kështu të paktën ka deklaruar ai në një intervist për N1, duke theksuar që pret nga dy shtetet të arrijnë marrëveshjen e shumëpritur përfundimtare.

“Ne qëllimisht nuk u propozuam ndonjë datë. Bisedimet nuk janë të lehta dhe palëve u duhet tu jepet mundësia për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ligjore. Ashtu si i gjithë procesi, cilësia dhe shpejtësia janë të rëndësishmë”, tha Hahn.

Sipas komisionerit Hahn, dialogu është në të mirën e dy shteteve, sidomos në rrugën drejt BE-së.

“Në të kaluarën dëgjonim në Kosovë? Pse të flasim, kjo i shërben vetëm Serbisë. Por është në interes të Kosovës që të arrihet normalizimi me Serbinë”, thotë tutje ai.

Hahn komentoi edhe strategjinë e zgjerimit të BE-së të cilën e cilësoi si shumë pozitive për Ballkanin.

Komisioneri Hahn deklaroi se të gjitha shtetet që synojnë integrimit, duhet plotësuar kushtet e vendosura nga BE-ja.