Ju që punoni në shtet, rrogat i keni gati

27.12.2016 16:37:47

Ministria e Financave nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar u kanë dalur rrogat punëtoreve të sektorit publik. Pagat u kanë dalur disa ditë më herët për shkak të festave të fundivitit.

“Bëhet ekzekutimi i pagave për shërbyesit e administratës publike, skemave sociale dhe pensioneve

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, gjithashtu ka bërë edhe ekzekutimin e skemave sociale dhe pensioneve.

Për shkak të festave të fund vitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë qytetarëve të Republikës së  Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave”-thuhet në komunikatën drejtuar mediave.