Itali, sekuestrohet 350 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria, largohen trafikantët

27.12.2016 16:25:06

Një sasi prej 350 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar më 25 dhjetor nga Guardia di Financa, në Bari të Italisë.

Bashkë me drogën është sekuestruar edhe një furgon që shërbente për transportimin e lëndës narkotike në territorin italian si dhe një gomone me fuqi oqeanike e pajisur me dy motorë prej 300 kuaj fuqi secili, e përdorur për të trafikuar drogën nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Në furgonin e braktisur policia italiane ka gjetur 40 pako marijuanë me peshë totale prej 350 kg, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mundur të largohet pa asnjë gjurmë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.