Ju veteranët mashtrues, e keni vrarë të ardhshmen e Kosovës!

20.03.2019 12:01:27

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Spiunët, vrasësit dhe hajnat i keni te ish “Shtabi i Përgjitshëm i UÇK-së

Nga Sinan Kastrati, Suedi

Ruzhdi, ti marrshin t`ligat OVL-UÇK dega në Rahovec e Vajdin Berisha, d.v.

Kush janë munafikët, murtatët e spiunët?

O Ruzhdi Aliu, e ju veteranët e leshit, lereni UÇK-në rehat!

Jeni ju, udhëheqësit e shoqatave por edhe pushtetarët (jo luftëtarët, jo Familja e Mixhës Shaban, Hamza e Jashari dhe shumë e shumë të tjerë që me gjakun e tyre, na bëjnë të krenohemi me ta por jo me juve!

Ruzhdi Muharremi, djali i Ali Gashit, “sqarimin” drejtuar rrjeteve sociale (e “mjeteve të informimit”?, shën.imi) kundër meje e mbyll, ndërsa unë e fillova me Bismilah me fjalët e Ruzhdiut.

Edhe njëherë po ju sqaroj se kurrë s’e kam parë më herët e as më vonë (prap sqarim, fjalën e ka për S. Kastratin) Sinan Kastrati e ka keqpërdor odën dhe mikpritjen që kam ofruar për ta”. 

Ruzhdi, kjo është fjala më e rëndë dhe më e keqe që e ke thënë ndonjëherë ti, apo dikush tjetër që askush nuk mund ta thot kundër meje, sepse nuk jam i tillë ndërsa odë kemi pasur më herët se ti e miq e mysafirë dhe burrat më të njohur të Kosovës kanë ardhur e kanë hëngër bukë, për qef e në dasma në odën tonë, në Turjakë që nga Avdullah e Brahim Aga, djemt e Ali Agës nga Zatriqi e deri të Imer Seferi, gjyshi im.

Po e filloj nga Ramë Bllaca, posllanik në Skupštinën e Beograditit, Shaban Polluzha, udhëheqësi i Luftës në Drenicë, (Kastrat), kaqakët e parë, Halili e Musa, (Kastrat) e Ballistët e fundit, Muharrem Bajraktari, Mstafë Ibishi e shumë e burra të tjerë, Mstafë Rahaveci, Murseli, djali i Ahmet Delisë nga Prekazi, Ahmet Selaci, Hazir Xhaka, Hazir Prellovci e të njohur të tjerë për kohën por edhe hyqymeti i kohës. Unë nuk e kam të vështirë të kerkoj falje nëse ti paraqet një fakt o fjalë, se fakte nuk ke kundër meje ose të gjesh ndonjë të pashpirt, duke u bazua në fjalën e urtë se ”Dy të pashpirt e një pa krye”, që flet se kam keqpërdor ndonjëherë bukën e mikpritjen e miqve dhe dashamirëve, se kam qenë ”murtat”, ”munafik” ose shkurt e shqip, spiun. Bëje këte për hir të lexuesve, thuaje nëse din! Ndërsa tash do të paraqes disa (katër) dëshimi që kam qenë i ndjekur nga pushteti që ju ”e luftuat”, i papunë e pa shtëpi.

 

Dëshmi nga koha e Demostratave të vitit vitit 1981:

1. Nga Ambasada Shqiptare në Beograd, ambasadori, Sokrat Plaka, Beograd, 10.8.1981 (Dëshmitë i ka lënë Xhavit Haliti, tash nënkryetar i Kuvendit të Kosovës),

2. Proçesin verbal, nga burgu i Qarkut në Prishtinë,

3. Nga DSHSSH, Pristinë (Dega e Shërbimit Sigurimit Shtetëror),

4.Nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, gjykatës, Lubomir Popoviq e procesmbajtës, Branimir Aleksiq të gjithat kanë dat. 27 Mars 1991 dhe … nga:

5. Vojni Oseki i Rahovecit, nga NAĆELNUK-u, Momćilo Raičević, dat. 29.05.1981 ndërsa për spiunët e juaj që janë te ju, kudo, prap kam me folur….

E tash, Odat e kullat, ose sobat e burrave, quhen ato dhoma ku dikur kanë ndejtur vetëm burrat. Odat, kanë qenë dhoma ku janë pritur miqt, mysafirët por edhe nevojtarët e tjerë, që i ka zënë nata e nuk kanë pasur ku të flejnë, ku të pushojnë e ku të ushqehen.

E mysafirë nuk kanë qenë jo vetëm miq, ose vetëm shqiptarë ose të një besimi fetar. Shpesh kanë ardhur në odat tona edhe turq, serbë, malazezë e të tjerë që i ka zënë nata. Të tilë ishin kryesisht nga Leposaviqi, Kalashini që shitshin qeberre, kaca (të rasojit) etj. Vinin edhe Fant e Mirditës që shitshin pezhgve, një lloj masti për me lye rrotat e kerreve të drunjta e më vonë edhe ato të hekurta.

Por po të pyes përsëri ty:

-Ruzhdi, çka isha unë që erdha vetë i treti te ju në odën e bacës Ali? isha robaxhi, mik, mysafirë … apo munafik e murtat?

Pse more Ruzhdi po mirresh me thash e theme?

Ti do të lirohesh nga ajo barrë që të mundon e ka me të përcjlell tërë jetën, si hija ndërgjegja e jote e papastër dhe hieja e të vrearëve në Drenofc dhe nemët, ofashamat e familjarëve të të vrarëve.

Thuajeni të vërtetën!

Unë, Sinan Kastrati, nga Turjaka, tash me vendbanim të përhershëm e punë në Suedi kam ardhur në Drenofc me dëshirën më të mirë që të njihem dhe të shkruaj për ato ngjarje të bujshme që kanë ndodhur në të gjithë Kosovën në vitin 1998, 1999 dhe në veçanti në Drenofc.

Nuk kam shkruajtur veç keq, siq thoni ju, jo vetëm ti por edhe për të mirë. Ndër të tjerë, për të mirë është edhe Xhemajli R. Kastratin dhe vëllai i Xhemajliut, dëshmori, Eshrefedin R. Kastrati por kam përmendur edhe të tjerë, nëse e ke lexua deri në fund fejtonin, do ti gjesh kush janë ata.

Ruzhdi, nuk e kam keqpërdor mikpritjen e bacës Ali e as bukën, besën e odën dhe kurr nuk do ta bëja një gjë të till për kurrfarë çmimi dhe te askush.

Ruzhdi, ulu në tokë, mbahu për toke!

Hiçi “armët e shokës” e pushkët e gjata e flasim rrafsh.

Pse nuk e thua edhe ti të vërtetën për ata që janë gjallë, ke frigë?

Atherë, pse e pranonisi të vërtetë për një nga “heronjët” e lpk-së, Fehmi Lladrovcit kur thoni “Ai qeni, Ibrahim Rugova i ka shti pop`lin kundër neve… (F. Ll.)“, sepse Fehmiu ka vdekur ndërsa disa nga vendasit tu ende janë gjallë (Isuf Gashi, me plis)

Në reagimin e parafundit të thash me “Me armët e shokës, (allti, revolver, pishtole, patllakë …) e vret vehten e me pushkë të gjata, i vret shokët”, ata që i ke më afër që do të thotë. Ju, “veteranët” e rrejshëm, mashtrues dhe “shtabi” i juaj i keni vrarë shqiptarët, e keni vrarë të ardhshmen e Kosovës, ndërsa tash po e vrisni vet-vehten (me armet e juaja).

Edhe ti, një nga ata, je rreshtuar keq. Nëse atheër ke mendua se po lufton për çlirimin e Kosovës, tash duhet ti lajsh sytë me ujë të ftoft të krojeve të Zatriqit e të Drenofcit dhe ta shohësh se nuk keni luftua dhe më së pakut e keni luftua armikun ndërsa Kosovën, nuk e keni çliruar.

-Ruzhdi, kthjellu! Kosova është më keq se sa në kohën e Sllobodan Millosheviqit, nëse me asgje tjetër, për faktin e vetëm se atherë popullin, jo juve veteranëve mashtrues, iu ka mbajt gjallë SHPRESA e tash?

-Tash Fatmir Lima e Jakup Krasniqi po bëjnë thirrjr që RINIA të mos e braktid Kosovës, dmth, të iu shërbej atyre.

Tjetra, Ruzhdi, a është Kosova e çliruar?

Unë po të them: -JO! Jo, jo jo.

Ti merre si të duash por Kosova nuk është çliruar e as nuk ka sovranitet, integritet e as nuk është as si ish Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974.

E di se ti, OVL të Rahovecit e të tjerët, do të kceni përpjetë, por unë nuk ua kam frigën as juve e as shefave të juaj në Prishtinë. Rrini “shtrembët e folni drejtë”!

Mos u ngutni, se ngutia e juaj, Kosovën e robëroi.

Kemi 10 komuna serbe në Kosovë, që as  Millosheviqi, po të ishte në pushtet më keq nuk do të bëhej.

Në të gjitha komunat serbe në Kosovë, nuk ka asgjë shqiptare, sipas Kushtetutës së juaj. Nuk është flamuri i Kosovës, por ai i Serbisë, gjuha dhe shkrimi. Nuk flitet gjuha shqipe e as nuk shkruhet (as gjuha serbe) me alfabetin latin por vetëm serbisht dhe vetëm me alfabet qirilic: nuk i japin llogari organeve të Kosovës, por atyre të Serbisë …. ndërsa popullsia, shumica serbe, nuk paguajnë taksa, tatim dhe shërbimet tjera komunale. Në Graqanicë, mund të marrësh edhe pasaportë të Serbisë, dhe …. të gjitha këto janë legale e ndodhin çdo ditë para syve tuaj e organeve që kërkoni që ju kërkoni ”Ne shoqatat e dala nga lufta dega ne Rahovec kërkojmë nga organet e shtetit qe urgjentisht te merret me këto shpifje te cilët cenojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës”.

Pajtohem, por pse mos të mirrem ”organet e shtetit” me mua e jo me komunat serbe?

Dmth unë po i bëkam më dâm të ardhshmes së Kosovës se sa …. “zajednicat”?

A nuk është Kosova, me 10 komunat serbe më keq se edhe Bosnja?

Ruzhdi, ti më duket se do të jesh i fundit që “Me guri në qafë e dajak a hu gardhi ne krah” që je mësye kundër meje.

Jo Ruzhdi, jo, e ke gabua rrugën dhe personin por po mundohem ti iki subjektivizmit e të flas për “toke”. Dua të dalë përsëri te reagimi yt, kundër meje, jo kundër shkrimit tim.

Ruzhdi, ti sigurisht se nuk ke dëgjua as për origjinën e as për domethënien e fjalës “kritikë”, sikurse që i ke ngatrrua edhe “reagimet” me “sqarimet”.

Më poshtë po ta dërgoj shpjegimin e fjalës “kritikë”, sipas Fjal. të Gjuh. Shqipe 1*)

Unë do ta shpjegoj sipas Sent Bev-it një ndër të parët që shkruan për “Kritikën” si shkencë.Sipas tij, kur flet për “kritikën ….” Ai thot: Fjala kritike ka dy kuptime, në jetën e përditshme dhe një në shkencë. Derisa në jetën e përditshme, me fjalën kritikë, (sikurse te ti, Ruzhdi), (nën)kuptohet si nëçmim, në shkencë, fjala kritike ka kuptimin “vlerësim” (Nuk munda ta gjej shkrimin e as librin e emrin në orgjinal por ky libër është shkruajtur para më shumë se 130 vjetëve dhe iu shërben kryesisht teorikëve të kritikës letrare por edhe historianëve të letërsisë).

Dhe nuk e ndal vrapin e kalit Ruzhdiu.

-Dur Ruzhdi!

Tash edhe dy fjalë për OVL-në.

”Ju të nderuar që përfaqësoni detyrat më të vlefshme të një shoqërie, e di se po kaloni situata që ndjeshme, qoftë për fatin e kohës apo ndonjë faktori tjetër. Por, një gjë duhet të keni parasysh – se përfaqësoni të gjithë veteranët në të mirë e në të keq.
Shumë kërkoj falje pse s’kam reaguar më herët, sepse kemi pas një rast vdekje, por një demantim e kam bërë në gazetën Bota Sot. Po, kjo nuk e justifikon reagimin tuaj në lidhje me shkrimin ku potenconi se në praninë e veteranit Ruzhdi Muharremi dhe Beqir Makshanës janë bërë të gjitha ato fyerje për UÇK-në, që nuk janë thanë atë ditë as kurrë. Prandaj, para se ta postonit atë reagim është dashur të kontaktoni edhe me mua”.

Ruzhdi, nëse e ke lënë fatin tënd te ata ”veteranë”, t`ka hangër dreqi ty e të tjerët.

Ruzhdi, ti je një sharlatan si në fjalët kur i shkruan, pa krrfarë mbështetje faktike e ato, nuk kanë kuptime logjike. E sa për të tjerat, sintaksë e stilistikë, ato te ti nuk kanë vend, ti iu ke m`shel derën me shul.

Për Beq Makshanën tu kam përgjegjur por përseri, po të pyes:

– Çka ka thëne Makshana, sipas teje që unë e kam shtrembërua? Të lutem, shpjegoje për hatër të lexuesve!

Ai s`ka thënë asgjë!

O Ruzhdi Aliu, e ju veteranët e leshit, lereni UÇK-në rehat ”në praninë e veteranit Ruzhdi Muharremi dhe Beqir Makshanës janë bërë të gjitha ato fyerje për UÇK-në, që nuk janë thanë atë ditë as kurrë”.

Po të fliste UÇK-ja, do ti dilte goja mas veshit e kuku kush a met me folur e me përfaqësua ate e juve ”veteranëve”, Ngucati e N. Haradinaj. UÇK-ja e kish kap kryet e ish mbytur ne Dri, bashkë me ty, Ruzhdi e me Beq Makshanën.

” Prandaj, para se ta postonit atë reagim është dashur të kontaktoni edhe me mua”, thua ti.

Këtu ke të drejtë se OVL të Rahovecit, ta kaluan ty e Makshanës. Dualën më rrenca se ju të dy.

Sa mirë e kishe thënë, ”Prandaj, para se ta postonit atë reagim është dashur të kontaktoni edhe me mua”.

Edhe Xhemajli R. Kastrati kishte reagua kundër tyre (jo kundër meje, se më ka kusheri).

Ruzhdi, kjo që iu ke thënë atyre mangupave, është ”Kryevepra jote”, jo lufta.

Por këtu pajtohemi të tretë: Unë, ti (Ruzhdi) dhe Xhemajli Kastrati. Sa bukur por unë them se edhe ti nuk është dashur të reagosh, më fal, të sqarosh fare ose të më kontaktosh mua më së pari.

Po e mbylli për sot me kërkesën publike të OVL-UÇK dega në Rahovec, me kryetari Vajdin Berisha d.v. (mungon nëshkrimi për shkaqe modestie) Ne shoqatat e dala nga lufta dega ne Rahovec kërkojmë nga organet e shtetit qe urgjentisht te merret me këto shpifje te cilët cenojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës”.

Vajdin kryetari, edhe unë i bëje ftesë publike, sikurse edhe ti PK (Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Kosovës dhe Gjykatave … që të mirren me rastin se kush i vodhi dëshmitë, arin dhe drogën në ndërtesën e Policisë së Kosovës(Bajram Rexhepi, ishte Ministër i PB-me; Pse nuk dha dorheqje Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i ”shtetit” që u zu me pelë për dore, si falsifikator por edhe në ”Klanin Pronto”?

Vajdin, ku doni të ankoheni? -Të lutem më tregoni se edhe unë kam me u rreshtua në krahun tuaj, dhe poqese fillojnë hetimet, ato nuk kanë me përfundua kurrë e unë do të bëje një kërkesë që edhe mua të më pranoni në ”shoqatën” tuaj si ”gazetar veteran”.

1* KRITIKË f. 1. Shoshitja a analiza që i bëhet një pune a një veprimi, duke vlerësuar vlerën, vërtetësinë, drejtësinë, bukurinë apo teknikën. Kritikët e ligjit të ri mendojnë se nuk do e ulë krimin. 2. Të folurit e dikujt me fjalë të rënda dhe zakonisht me inat për një gabim të kryer apo të supozuar. Babai e kritikoi rënë të birin. 3. Studim shkencor që analizon a shqyrton një vepër letrare, artistike ose shkencore për të vënë në dukje vlerat dhe anët e dobëta të saj; artikull a studim kritik. Kritika e burimeve historike. Kritika e tekstit (e librit). Botoj një kritikë. 4. let. Degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike dhe i vlerëson ato nga ana ideore e artistike në bazë të parimeve të caktuara, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta të tyre. Kritikë letrare (artistike).

Vazhdon

Malmö, 20 mars 2019