Juncker: Ekzistenca e BE-së nuk rrezikohet nga Brexit

14.09.2016 11:24:21

Ekzistenca e Bashkimit Evropian nuk kërcënohet nga vendimi britanik për t’u larguar, garantoi sot presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në fjalimin vjetor mbi gjendjen e Unionit.

“Ne respektojmë vendimin britanik duke shprehur keqardhje, por BE-ja nuk kërcënohet në ekzistencën e saj nga ky vendim”, deklaroi Juncker para Parlamentit Evropian, i mbledhur në seancë plenare në Strasburg.

“Por populizmat nuk e zgjidhin problemin, në të kundërt, populizmat sjellin probleme, kjo është e sigurt”, tha ai duke ngjallur duartrokitje tek eurodeputetët.

 

Presidenti i Komisionit kërkoi gjithashtu krijimin e një Evropë më sociale si dhe premtoi se do të vazhdojë luftën kundër papunësisë.