Juventus “përjashton” dy yjet e skuadrës, Pirlo planifikon largimin e shumë futbollistëve

22.08.2020 11:10:03

Juventus ka vendosur të ndërpresë kontratat me sulmuesin Gonzalo Higuain dhe mesfushorin Sami Khedira përpara sezonit 2020/21.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Pirlo dëshiron të reformojë grupin e lojtarëve, të cilët ishin nën drejtimin e Maurizio Sarri.

Higuain, ka pasur disa vite të çuditshme, duke kaluar sezonin 2018/19 në huazim në dy klube të veçanta – Milano dhe Chelsea – para se të kthehej për të luajtur në Torino.

Khedira, i cili ka pësuar disa lëndime, ka bërë vetëm 22 paraqitje në Serie A në dy fushatat e fundit.

Asnjër nga lojtarët nuk do jetë pjesë e Juventusit nën drejtimin e Pirlos. Bisedimet janë duke vazhduar për pagesat për pjesën e mbetur të kontratave të tyre, të cilat duan edhe një vit për të përfunduar.

Pasi Blaise Matuidi u largua për t’u bashkuar në skuadrën e MLS Inter Miami si një agjent i lirë, Juve po shpresojnë që Khedira dhe Higuain do të ndjekin rrugën e tij.

Federico Bernardeschi, Douglas Costa, Mattia Perin, Daniele Rugani dhe potencialisht Alex Sandro, mund të jenë lojtarët e tjerë që mund t’i jap lamtumirën Bardhezinjëve.

Juventus "përjashton" dy yjet e skuadrës, Pirlo planifikon