Juventusi ka vendosur, Pirlo do të largohet

27.04.2021 12:52:14

Andre Pirlo në fund të sezonit largohet nga pankina e Juventusit, për shkak të rezultateve të dobëta, posaqërisht në Ligën e Kampionëve dhe eliminimit në 1/8 e finales. Kampioni aktual i Italisë ka gjetur edhe zëvëndësimin e tij.

Mediat italiane raportojnë se në pankinën e “Zonjës së Vjetër” do të rikthehet Masimiliano Alegri, i cili u largua në vitin 2019, duke arkëtuar 5 tituj kampion në Seria A dhe duke humbur 2 finalet në Ligën e Kampionëve.

Deri në fund të sezonit, Juventusin e pret gara e vështirë për një pozitë që sjelll kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërsa në sezonin tjetër dëshiron sërisht të inkuadrohet në luftë për të gjithë trofetë.