Kabashiq: Gjykatat paralele funksionuan edhe në pjesë tjera të Kosovës (Video)

02.12.2017 23:29:20

Kyetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës Nikolla Kabashiq, i cili u zgjodh në atë post pas marrëveshjes së Brukselit për drejtësi në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë së gjykatat paralele kanë pushuar së funksionuar me 24 tetor të këtij viti.

Ai foli edhe për lëndët e gjykatave paralele.

“Kanë pushuar punën më 24 tetor, të gjitha kanë mbetur në ndërtesën e gjykatës, ngase gjyqtarët përnjëherë janë ftuar në emërim. Tash duhet mbledhur të gjitha në një vend të shikohen çka duhet të dorëzohen këtu, e çka duhet të dërgohen në Serbinë Qendrore”, tha Kabashiq, në intervistën në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Kabashiq gjithashtu tha se vulat e këtyre gjykatave janë të bllokuara që nga dita kur gjykatat paralele pushuan së funksionuari.

“Pra e them me përgjegjësi se vulat zyrtare të ish-gjykatave nga 24 tetori nuk janë më ne përdorim”, theksoi Kabashiq.

Ai tregoi se gjykatat paralele përveç në veri kanë pasur degë edhe në Ranillug, Graçanicë, Shtërpcë.

Kabashiq në emision tha se është zyrtar i Republikës së Kosovës, ndërsa foli edhe për fletarrestin ndaj Zvonko Veselinoviqit.