Vërshohen banesat në Rrugën B (Video)

02.12.2017 23:06:27

Të reshurat e shumta dëme kanë shkaktuar edhe në Kosovë.

Bodrumet e ashensorët e disa ndërtesave në Rrugën B në Prishtinë u përmbytën, njofton Klan Kosova.

Banorët thonë se u dëmtuan, derisa shtojnë se edhe uji i pijes është kontaminuar dhe nuk guxojnë ta përdorin.